Në Vushtrri po mbahen Ditët e Diasporës, një ngjarje tashmë tradicionale që organizohet nga Komuna e Vushtrrisë, gjatë verës, kur në vendlindje qëndrojnë bashkatdhetarët, raporton Ekonomia Online. Kryetari i Vushtrrisë, nën patronazhin e të cilit organizohet ky aktivitet treditor, ka ndarë mirënjohje për disa nga personalitetet nga diaspora që kanë dhënë kontribut për Vushtrrinë dhe Kosovën.








