“Okupimi vazhdon të kryejë masakra kundër civilëve pa asnjë pengesë dhe me mbulimin kriminal të ofruar nga administrata amerikane. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara të thyejnë politikën e heshtjes dhe të marrin masa për të detyruar okupimin t’u japë fund krimeve të tij”, thuhet në deklaratën e Hamasit që dënon sulmin ajror izraelit, i cili, sipas raporteve, vrau dhjetëra njerëz sot, pasi goditi një shkollë të përdorur nga njerëzit e zhvendosur në Deir Al-Balah, në zonën qendrore të Gazës.
Këtë e raporton media britanike The Guardian.
Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se shkolla ishte shtëpia e rreth 4 mijë personave të zhvendosur që ishin strehuar atje.
The post Hamasi: Perëndimi të detyrojë Izraelin t’u japë fund masakrave appeared first on Albanian Post.








