Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10-13 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 27-30 gradë. IHMK-ja ka bërë me dije se do të fryjë erë në drejtime të ndryshme. Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe në ditët e tjera, veçse pritet të ketë ngritje të temperaturave…








