Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka humbur në ndeshjen e dytë në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kuka u eliminua nga gara pasi që u mposht nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.
Kuka e mbyll garën në Lojërat Olimpike Paris 2024 me një fitore dhe një humbje, që në renditjen e përgjithshme do të mbetet e nënta.
Kuka ishte xhudistja e vetme nga Kosova që kishte mbetur në garë, pasi që të tjerët i kishin përfunduar garat.
Në Paris, Kosova ka fituar dy medalje olimpike: të argjendtën përmes Distria Krasniqit dhe të bronztën përmes Laura Fazliut, duke çuar në 5 numrin e medaljeve olimpike për vendin.
Ndërsa, në Paris, përveç Kukës edhe Akil dhe Nora Gjakova nuk kanë arritur që të sigurojnë medalje.
The post Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike, humbet ndaj ukrainases appeared first on Albanian Post.








