per-t’u-harruar-–-luiza-gega-zhgenjen-ne-paris,-nuk-ia-del-te-kape-finalen

Vetëm vendi i nëntë për Luiza Gegën, atleten shqiptare, e cila garoi në 3000 metra me pengesa, por shumë larg pritshmërive të paragarës.

Finalja, pavarësisht se dukej e kapshme pa shumë sforco për garuesen shqiptare, nuk u bë e arritshme.

Gega mbeti prapa që prej nisjes dhe nuk u duk në asnjë çast në kushtet fizike të duhura, për të rivalizuar pjesën tjetër të grupit garues, në baterinë e dytë të zhvilluar gjatë paradites.

Koha e shqiptares ishte shumë larg asaj të fitueses së baterisë, Winfried Yavi, e cila dominoi kursin e garës dhe paracaktoi ritmin e saj.

Po ashtu, nga bateria e Gegës, drejt finales shkojnë edhe etiopiania Almayew, amerikania Constien, britanikja Bird dhe kazakja Jeruto.

Mbetet për t’u parë ndërkaq shpjegimi që Gega do të japë sa i takon paraqitjes së saj dhe nëse ka apo jo dëmtime, të cilat mund të kenë influencuar këtë performancë jo të kënaqshme dhe larg kohëve të saja më të mira.

Sytë e Shqipërisë tanimë mbeten vetëm nga mundja, ku mund të ketë shanse për medalje olimpike me tre mundësit çeçenë, të natyralizuar shqiptarë.

The post Për t’u harruar – Luiza Gega zhgënjen në Paris, nuk ia del të kapë finalen appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here