Minatorët e Trepçës ende nuk i kanë marrë pagat e qershorit dhe të korrikut. Por, për ta ende s’ka asnjë datë se kur do t’i kenë në llogari paratë për të cilat kanë derdhur djersën e tyre. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Donika Osmani. “Ende nuk kemi asnjë të re. Porsa të kemi do t’ju njoftojmë. Jemi duke punuar që kjo të ndodh sa më shpejt”, tha ajo.








