rrezimi-i-avionit-ne-brazil,-hipoteza-e-akullit

Një avion me 61 persona në bord u rrëzua në një zonë banimi të Vinhedo, një qytet në shtetin brazilian të Sao Paulo, rreth orës 13:22 me orën lokale.

Sipas autoriteteve lokale nuk kishte të mbijetuar.

Përplasja dhe zjarri i mëpasshëm shkaktuan disa dëme në një shtëpi, por pa shkaktuar viktima në mesin e atyre që ndodheshin në atë moment në zonën e përplasjes së ATR 72-500.

Për momentin i dyshuari kryesor duket se është akulli.

Në zonën ku u rrëzua avioni, një paralajmërim meteorologjik për “akulli të rëndë” ishte aktiv.

Akulli është i rrezikshëm sepse përveçse rëndon avionin, ai nxjerr jashtë funksionit disa sisteme të tij.

Pilotët dyshohet se i kërkuan kullës së kontrollit të ulej në aeroportin Campiñas sepse ata ishin “të mbuluar me akull”, por kulla refuzoi autorizimin.

Kompania që zotëron aeroplanin, VoePass Linhas Aéreas, konfirmoi se ishte fluturimi i saj 2Z2283 me 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Sipas platformave që monitorojnë lëvizjet e ajrit, ishte fluturimi i katërt i ditës për ATR 72 (aeroplan i prodhuar evropian, rezultat i konsorciumit të përbashkët Airbus-Leonardo).

Gjurmët e mbledhura – por të dhënat do të duhet të analizohen më mirë – tregojnë se pak çaste para rrëzimit avioni ishte në një lartësi prej 5 mijë e 90 metra dhe vazhdonte me një shpejtësi prej afërsisht 241 kilometra në orë.

Pastaj, papritur, humbi lartësinë, duke rënë 1 mijë e 800 metra në rreth tridhjetë sekonda.

Mbrojtja Civile e Brazilit tha se avioni goditi disa shtëpi.

Pamjet nga TV brazilian Globo treguan një zonë të madhe në flakë menjëherë pas përplasjes.

Mediat raportojnë se për herë të parë ka disa video që do të ndihmojnë në hetimin dhe rindërtimin e saktë të dinamikës.

Por për momentin ata nuk e fshehin habinë e tyre pasi panë avionin të rrëzohej “si gjethe” dhe me pilotët të paaftë për të rimarrë kontrollin.

Marrë nga “Corriere Della Sera”, përshatur për Albanian Post 

The post Rrëzimi i avionit në Brazil, hipoteza e akullit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here