grafiti-“vdekje-shqiptareve”-ne-bujanoc,-kamberi:-albanofobi-e-nxitur-nga-njerezit-e-vucic-it

Një grafit në gjuhën serbe ku shkruan “vdekje shqiptarëve” është shfaqur në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, një ditë pas protestës së komunitetit shqiptar kundër politikës diskriminuese të Serbisë.

Për këtë grafit me përmbajtje të urrejtjes e mosdurimit ka reaguar deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke e cilësuar aktin si “albanofobi e nxitur”.

“Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiç-it, Dragan Stevanoviç – Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviç të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Këta dy zyrtarë shtetëror, sipas Kamberit, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, “kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”.

“Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar ‘për nxitje të urrejtjes ndërnacionale’ dhe të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, ka shtuar ai.

Kamberi ndër të tjera ka njoftuar se grafiti në fjalë është shkruar nga persona ende të paidentifikuar.

Një grafit kërcënues ku shkruan “vdekje shqiptarëve” shfaqet në Bujanoc

The post Grafiti “vdekje shqiptarëve” në Bujanoc, Kamberi: Albanofobi e nxitur nga njerëzit e Vuçiç-it appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here