rama-thirrje-emigranteve:-te-punosh-ne-itali-e-greqi,-nuk-eshte-me-mire-se-ne-ksamil-e-theth

Për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të punosh në turizëm në vendet fqinje si Greqia apo Italia, nuk është më mirë se të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.

Ai u ka drejtuar sërishmi thirrje  emigrantëve shqiptarë që punojnë në këtë sektor, të konsiderojnë vendin e tyre për të punuar pasi pagat janë rritur ndjeshëm.

“Taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, ka theksuar Rama.

Ai i referohet një artikulli të revistës Monitor, sipas të cilit, pagat në turizëm për kamerierë e sanitarë janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1 mijë euro në muaj.

The post Rama thirrje emigrantëve: Të punosh në Itali e Greqi, nuk është më mirë se në Ksamil e Theth appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here