“mercedes-g-class”-–-presidenca:-vetura-paraprake-ka-defekte,-kete-po-e-shfrytezojme-perkohesisht-  

Ajo çfarë të enjten u përfol shumë gjatë vizitës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Komunën e Vitisë, ishte ndryshimi i veturës me të cilën ajo u transportua – nga një veturë e tipit të vjetër “Audi” në një veturë luksoze e tipit “Mercedes G-Class”.

Megjithatë kjo veturë nuk është pronë personale e Osmanit e as veturë e Presidencës, por veturë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, njoftoi Këshilltari për Media e Presidencës, Bekim Kupina.

“Tani po shfrytëzohet përkohësisht nga Presidenca ngase vetura që është shfrytëzuar deri tash ka defekt teknik dhe për shkak të vlerësimeve nga institucionet e sigurisë për sa i përket llojit të automjeteve që mund të përdoren për kreun e shtetit”, sqaroi ai në një përgjigje për Albanian Post.

Sipas ligjit, shtoi Kupina, siguria e presidentes, përfshirë edhe çështjet logjistike që lidhen me ofrimin e sigurisë, janë çështje që u takojnë Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sigurisë në Kosovë.

The post “Mercedes G-Class” – Presidenca: Vetura paraprake ka defekte, këtë po e shfrytëzojmë përkohësisht    appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here