Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi, me rastin e ditëlindjes së tij të 49-të. Në një postim të ngrohtë në Instagram, Rita ka ndarë disa fotografi atraktive të çiftit, të realizuara gjatë festës së ditëlindjes së Taikës, ku të pranishëm kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë shoqëror.








