Hezbollahu hodhi rreth 55 raketa drejt Izraelit verior pas një sulmi ajror izraelit në zonën Nabatieh, për të cilin Ministria e Shëndetësisë libaneze tha se vrau 10 njerëz, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas sirianë.
Këtë e kanë raportuar mediat izraelite.
Sipas IDF, disa raketa ranë në zona të hapura duke shkaktuar zjarre. Në një incident të veçantë, dy ushtarë izraelitë u plagosën në një sulm me dron në një post ushtarak pranë komunitetit të Misgav Am, tha ushtria.
Njëri nga ushtarët raportohet në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është plagosur lehtë. Hezbollahu, raportoi media, mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte lëshuar dy drone kundër Izraelit.
The post Mbi 50 raketa të Hezbollahut goditën veriun e Izraelit appeared first on Albanian Post.








