Një zjarr i madh është përhapur në fshatin Përpallac të Podujevës i cili po shkon në drejtim të Potokut. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit. Ata kanë thënë se zjarri është përhapur nga kufiri me Serbinë, fshati Metohi. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.








