Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke shtuar se ‘atë dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota’, raporton Ekonomia Online. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka garantuar për Krasniqi, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro.








