Gjykata Speciale me seli në Hagë të Holandës, ka njoftuar të mërkurën se e ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson, për tërheqje nga ekipi i mbrojtjes i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
Aty theksohet se Veseli dhe Emerson u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme.
“Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”.
Bëhet me dije se vendimi do të hyjë në fuqi pasi të caktohet kryembrojtësi i ri dhe Administratorja e DHSK-së ftohet të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme.
The post Ben Emmerson s’do të jetë më avokat i Kadri Veselit appeared first on Albanian Post.








