Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Karin Boven.
“Presidentja Osmani e uroi ambasadoren për detyrën, gjersa potencoi raportet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës e Holandës”, thuhet në njoftim për media të presidencës.
Sipas njoftimit, në këtë frymë, Osmani shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer edhe gjatë mandatit të ambasadores.
“Presidentja po ashtu shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës ndaj Republikës së Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike”.
The post Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Holandës, Karin Boven appeared first on Albanian Post.








