Të tjera detaje janë zbardhur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Memaliaj dy ditë më parë, ku një person 72-vjeçar u vra dhe më pas u hodh në një përrua të zonës, teksa i arrestuar për ngjarjen është 23-vjeçari Blerti Kanushi.
Ky i fundit, rezulton si një person me precedentë të mëparshëm penalë, ku prej shkurtit, ka qenë person në kërkim, me një masë sigurie të vendosur nga Gjykata.
Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi, që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.
Në 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.
Zbardhja e ngjarjes
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 20 gusht ku një 72-vjeçar është vrarë me thikë.
Sipas autoriteteve, vrasja ndodhi në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt dhe u nxit nga çifti që jetonte në banesën, që një gardh e ndante me banesën e viktimës.
“Skënder e Darovi Hajdini kanë nxitur Blerti Kanushin 27 vjeç si dhe i kanë krijuar kushtet dhe siguruar mjetet për të kryer vrasjen. Më 19 gusht 2024 në orën 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen e më pas Blerti është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas Skënderi dhe Darovi kanë bërë përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit duke e hedhur trupin në përrua. Ndërsa djali i tyre nuk ka treguar për krimin”, tha drejtori i Policisë.
The post Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 72-vjeçarit në Memaliaj, autori ishte në kërkim për trafik droge appeared first on Albanian Post.








