plagosje-me-thike-ne-astir,-viktima-ne-gjendje-te-rende-ne-spital

Në zonën e Astirit në Tiranë ka ndodhur një plagosje.

Rreth orës 18:45, një 34-vjeçar është plagosur me thikë për motive të dobëta.

Policia e Komisariatit Nr. 6 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” janë angazhuar menjëherë pas marrjes së njoftimit për të kapur autorin e dyshuar.

Shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar dhe arrestuar nga forcat e rendit.

Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

I plagosuri, A.H., 34 vjeç, është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim nga grupi hetimor.

The post Plagosje me thikë në Astir, viktima në gjendje të rëndë në spital appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here