Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të luftës të shtunën, në ditën kur Kievi po e shënon Përvjetorin e Pavarësisë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 115 të burgosur ukrainas u liruan në marrëveshjen e këmbimit me Rusinë. “Edhe 115 mbrojtës tanë janë kthyer në shtëpi sot. Ata janë luftëtarë nga Garda Kombëtare, Forcat e Armatosura, Marina…








