Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi” kundër dy burrave dhe një gruaje. Sipas aktakuzës, viktimat ishin mashtruar se do t’iu siguroheshin kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Irak, Afganistan dhe Poloni. Të akuzuari N.L dhe K.H sipas prokurorisë, kështu kanë përfituar rreth 80 mijë euro, pasi që viktimave iu kanë kërkuar vlera nga 3 mijë deri…








