Zëvendëspresidetja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet amerikane 2024, do të jetë përballë rivalit të saj republikan, ish-presidentit Donald Trump, në një debat televiz, më 10 shtator.
Kështu ka bërë me dije transmetuesi kombëtar amerikan, ABC, i cili tha se të dy palët ishin dakord që të zhvillonin debatin më 10 shtator.
Debati fillimisht ishte bërë me dije se do të ndodhte më 10 shtator, por më pas Trump filloi të kishte dyshime dhe në një çast edhe u tërhoq nga ideja për ta zhvilluar.
Më 8 gusht, ABC konfirmoi zhvillimin e debatit, pasi vetë Trump tha fillimisht se ai nuk kishte dëshirë të debatonte me Harris në transmetuesin ABC. Megjithatë, në fund ai pranoi ftesën e medias.
Trump më parë kishte thënë se kishte qenë i gatshëm të shkonte kokë më këmbë me Presidentin Joe Biden dhe ra dakord me ftesën e parë të ABC-së të lëshuar në maj.
Megjithatë, pasi Biden u tërhoq nga gara muajin e kaluar dhe Harris u bë kandidatja demokrate, Trump kishte lënë të kuptohet se nuk do ta debatonte Harris në ABC.
Harris e ka akuzuar Trumpin se “ka vrapuar i frikësuar” dhe se po përpiqet të tërhiqet nga debati.
Një gjë e tillë gjithsesi duket se nuk do të ndodhë dhe debat televiziv do të ketë.
Kjo do të jetë e para përballje mes Harris dhe Trump, kokë më kokë, pasi ky i fundit ka pasur një të tillë me presidentin aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq përfundimisht nga gara, duke i lënë vendin Harris-it.
Biden doli i dërrmuar nga debati me Trump, me shumë fjali jo koherente dhe me një opinion publik, i cili mendonte se ai ishte shumë i moshuar për të ushtruar një mandat tjetër në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa, me ardhjen në garë të Harris, gjasat kanë pësuar një rokadë dhe është pikërisht Trump, ai i cili shihet si një kandidat shumë i moshuar dhe më i dobët.
The post Trump dhe Harris dakordësohen për debat televiziv më 10 shtator appeared first on Albanian Post.








