Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se një automjet humanitar i OKB-së është goditur nga zjarri aktiv izraelit në Gaza.
“Natën e kaluar, një automjet humanitar i OKB-së i identifikuar qartë, pjesë e një kolone të koordinuar me forcat e armatosura izraelite, u godit 10 herë nga zjarri izraelit”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke vlerësuar se dy pasagjerët u shpëtuan vetëm falë armaturës.
Nga Izraeli ndërkaq nuk ka ende një komunikatë për ngjarjen dhe asnjë reagim lidhur me pretendimet e OKB-së.
The post OKB: Automjeti ynë humanitar u godit nga Izraeli në Gaza appeared first on Albanian Post.








