Mot jostabil parashihet ditën e enjtë. Pas mëngjesit me më shumë intervale me diell, pasdite paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, më të përhapura në vend. Lokalisht mund të jenë më të theksuara të shoqëruara edhe me breshër. Temperaturat maksimale do të mbesin më të ulëta, që shkojnë deri në 27C e 29. Minimalet zbresin në 16C e 19C. Frynë erë veriore 5-9m/s.








