Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjithmonë e më shumë i ngjan një gjuetari që blen armë të shtrenjta duke e ditur që nuk do t’i përdorë dot. Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim. Në këtë mënyrë, ai beson se fjala në fshat është hapur dhe kaq mjafton që komshinjtë të tremben. Ndoshta edhe për kaq pak çmimi ja ka vlejtur.








