Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi në një mbledhje të Asamblesë së Partisë Socialiste se shumë shpejt do të prezantohet një plan kombëtar për sigurimet shoqërore që do të ndikojë drejtpërdrejt për rritjen e pensioneve. Por për të arritur këtë, Rama tha se duhet t’i jepet fund informalitetit të pagave në sektorin privat, teksa paralajmëroi se shkelësit do të trajtohen njësoj si vjedhësit…








