“mallkimi”-i-drake-vijon,-humbet-210-mije-dollare-me-sinner

Basti i fundit i këngëtarit Drake po bën xhiron e rrjeteve sociale, shoqëruar nga ngacmimet, pasi ai kishte vënë bast 210 mijë dollarë për fitoren e tenistit amerikan Taylor Fritz ndaj italianit Jannik Sinner në finalen e djeshme të US Open.

Në rast të fitores së amerikanit (kuotuar në 3.85 ), rapper-i kanadez do të kishte fituar mbi 800 mijë dollarë.

Ka qenë vetë këngëtari i cili i ka dhënë zë talljeve publike, duke informuar me një postim në Instagram gafën e tij të re: “Duke vazhduar rekordin tim si bastvënësi më i guximshëm në histori me më shumë humbje”, ka shkruar ai.

Drake, po thoshim, nuk është i panjohur për bastet me shifra të larta dollarësh që humbasin menjëherë. Ka vënë baste më parë në UFC, Formula 1, NBA dhe boks.

Pikërisht në boks ndodhi një tjetër goditje e dukshme për të, kur në gusht të vitit të kaluar humbi 250 mijë dollarë duke vënë baste në ndeshjen mes Nate Diaz dhe Jake Paul.

Pa harruar fiaskon e regjistruar në vitin 2018 në eventin UFC 229 kur Khabib Nurmagomedov mposhti Conor McGregor: për kë mendoni se vuri bast heroi ynë?

Prej disa kohësh flitet për “Drake Curse” apo mallkimi i Drake-ut, por pavarësisht kësaj, rapper-i nuk ka ndërmend të ndalet.

Me sa duket, kur je kaq i pasur, mund të përballosh të humbasësh dhe ta kalosh me një të qeshur.

Dhe të shijoni rrezikun pa e menduar shumë. Po nëse herët a vonë ai përpiqet të vërë bast se sa baste mund të arrijë të humbasë?

Marrë dhe përshtatur nga La Stampa për Albanian Post

The post “Mallkimi” i Drake vijon, humbet 210 mijë dollarë me Sinner appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here