Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali. Në pranga kanë rënë pesë persona, sipas mediave italiane. Hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San Raffaele Cimena në tetor të vitit 2021, ku në pranga ra një 49-vjeçar shqiptar. Nga telefoni i tij u zbulua edhe grupi, shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.








