Shitjet janë padyshim motori i çdo biznesi. Mund të kesh një produkt të shkëlqyer që nëse nuk e shet dot, i gjithë biznesi mund të dështojë. Ka me qindra libra që synojnë të tregojnë sekretet e shitjes dhe që të mësojnë se si duhet që një shitës i mirë të kontaktojë me blerësit potencialë, si të sillet, si të vishet apo si të buzëqesh, në mënyrë që të shesë me sukses produktin e tij.








