spak:-privatizimi-i-kompleksit-partizani-i-solli-shtetit-4-milione-euro-dem

Është zbardhur dosja e Prokurorisë së Posaçme SPAK, prej rreth 500 faqesh sa i takon ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me aferën e ish-klubit Partizani.

Mes të tjerash thuhet se gjatë procesit të privatizimit, shtetit i është bërë një dëm ekonomik në vlerën 4.3 milionë euro për shkak të zhvlerësimit të ndërtesave që ndodheshin në tokën e cila nga sportive ishte kthyer në tokë ndërtimi.

“Sipas raportit të vlerësimit të mbajtur nga ekspertët Elvira Aliaj dhe Sali Preçi e konfirmuar edhe nga Komisioni i vlerësimit në procedurën e privatizimit të klubit shumësportësh Partizani, vlera e ndërtesave është 43.254.740 lekë, ndërkohë sipas aktit të ekspertimit të kryer nga ekspertët e caktuar nga prokuroria, vlera shumatore e ndërtimeve është 388.713.439 lekë, pra 345.458.689 lekë më shumë”.

Më tej, ndër të tjera bëhet me dije se  “sipas raportit të vlerësimit të mbajtur nga ekspertët Elvira Aliaj dhe Sali Preçi në lidhje me vlerësimin e Klubit të Futbollit Partizani, ka rezultuar se vlera e ndërtesave është 10.108.780 lekë e konfirmuar nga grupi i vlerësimit, kurse nga ekspertët gjatë hetimit është vlerësuar 101.094.535 lekë ose 90.985.755 lekë më shumë”.

Një ditë më parë Albanian Post ka publikuar edhe pjesë të tjera nga dosja.

Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Gjithashtu, mes faqesh thuhet se biznesmeni Fatmir Bektashi, i vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e dy klubeve sportive Partizani.

Dhënia e këtij premtimi, mbështetej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve si dhe ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, që do të sillte një zhvillim ndërtimi të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë fitim të madh.

“I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva ishte shtetasi Sali Berisha”, thuhet në dosje.

Gjithashtu bëhet me dije se kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar nëpërmjet dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Për këtë arsye, SPAK thekson se Sali Berisha në detyrën e kryeministrit, rezulton të ketë realizuar përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblim nëpërmjet vajzës së tij Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi.

Nga ana tjetër, “Malltezi me anë të korrupsionit pasiv, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre”.

Për këtë, SPAK tregon një shkresë të datës 23 nëntor 2022 të Xhimi Begejas drejtuar studios Pustina.

“Me shkresën e dt. 23.11.2022 drejtuar Studio Pustinës, shtetasi Xhimi Begeja i pakënaqur kur janë ndarë përfitimet është shprehur: ” … Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja e ligjore dhe financiare në marrëveshjet e kontratat tona”.

Zbardhet dosja e SPAK: Si ndikoi Berisha në privatizimin e kompleksit “Partizani”

Berisha dhe Malltezi mbeten në arrest shtëpie, Apeli rrëzon kërkesën për lirim

The post SPAK: Privatizimi i kompleksit Partizani i solli shtetit 4 milionë euro dëm appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here