Në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza kanë bërë homazhe tek Kompleksi i Martirëve në Abri të Epërme të Drenasit. Së bashku me Nurën e Hamzën për të bërë homazhe ishin edhe deputetë, familjarë e qytetarë tjerë. Nura ka thënë se me respektin më të lartë sot përkujtojnë të rënët për liri.








