Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri Pejani” në Pejë. Sipas Agushollit, bashkë me të, mësimin do ta vazhdojnë të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave sipas tij, u është mohuar kjo e drejtë që një kohë të gjatë. “Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen…








