Kjo përmbledhje thëniesh përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese, nga thesari i pafund i urtësisë së gjuhës kineze. Thëniet e urta janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe, dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj. Çdo thënie e gjuhës kineze mbart me vete një histori. Ndër to disa janë mjaft interesante, disa kanë një domethënie të thellë…








