Qumështi i bletëve cilësohet si një nga ushqimet me përfitime të mëdha shëndetësore, kjo pasi përmban ujë, lëndë minerale, yndyra, proteina, karbohidrate, vitamina etj. Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues për organizmin nga toksinat. Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.








