Pavarësisht se nga minus 16 pikë, Pronto Cable Prizreni u rikthye në “Shani Nushi” në vetëm një kosh dallim (58-56), Vëllaznimi nuk lejoi befasi. Gjakovarët e fituan ndeshjen në fund me rezultat 73-59. Dallimin vendasit e bënë që në çerekun e parë, pasi e mbyllën atë 26:16, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 43:35. Fraksioni i tretë ishte i zbehtë për të dyja skuadrat…








