meta-rreshtohet-me-vrmo-dhe-‘parashikon’-fitoren-e-tyre-ne-maqedonine-e-veriut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka parashikuar fitoren e partisë VRMO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar votimeve parlamentare dhe atyre presidenciale që po zhvillohen atje.

Këtë ai e ka bërë përmes një publikimi në media sociale, ku ka pozuar me kryetaren e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami.

Pikërisht duke iu referuar planit të kësaj force politike për bujqësinë në vend, Meta reflekton se ai është i ngjashëm me atë maqedonas, aplikuar kryesisht në kohën kur VRMO-ja ishte në pushtet në shtetin fqinj.

“Me fitoren e VMRO të re sot dhe programin e tyre të jashtëzakonshëm për ringritjen e Bujqësisë duhet të rishikojmë në mënyrë edhe më ambicioze programin tonë duke filluar nga nesër”, përmbledh Meta.

Ai nuk e ka fshehur edhe herë tjetër mbështetjen e tij për VRMO-në në Maqedoninë e Veriut, ku ka ngritur madje edhe akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se kanë ndërhyrë në zgjedhjet maqedonase.

Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti

Teksa ka “amnistuar” kryeministrin kosovar, Albin Kurti, duke thënë se nuk ka dijeni që ky i fundit të jetë i përfshirë në zgjedhjet maqedonase.

Kjo, pavarësisht se kreu i Qeverisë së Kosovës haptazi ka mbështetur një front opozitar ndaj atij Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ka zhvilluar edhe takime elektorale me ta.

“Nuk kam informacion që Kryeministri, Albin Kurti është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, Erion Veliaj e Edi Rama janë duke u përfshirë në këtë fushatë dhe nuk është mirë”, ka thënë Meta dy ditë më parë.

Ky i fundit, së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha, në fakt jo pak herë e kanë treguar haptazi mbështetjen që kanë për Kurtin një Kosovë, ndryshe nga kryeministri Rama, i cili me homologun e tij kosovar ka pasur përplasje të herë pas hershme.

Më tej, Meta shtoi se nuk është mirë që politikanët shqiptarë të përfshihen në garën midis shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

“Besojmë që në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë”, vijoi më tej.

The post Meta rreshtohet me VRMO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here