putin-e-quan-atentatin-ndaj-fico-s-nje-“krim-monstruoz”

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico një “krim monstruoz”.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë krim monstruoz”, tha Putin në një mesazh dërguar Presidentes së Sllovakisë Zuzana Caputova.

Udhëheqësi rus tha gjithashtu se ai e njeh Fico-n si “një burrë të guximshëm dhe me vullnet të fortë”, cilësitë që Putin shpreson se do ta ndihmojnë Fico-n të kapërcejë “këtë situatë të vështirë”.

Fico dihet se është një simpatizant i Kremlinit.

Ai kishte fajësuar më parë “nazistët dhe fashistët ukrainas” për provokimin e Putinit për të nisur pushtimin e Ukrainës, duke përsëritur narrativën e rreme që presidenti i Rusisë ka përdorur për të justifikuar pushtimin e tij.

The post Putin e quan atentatin ndaj Fico-s një “krim monstruoz” appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here