Home Shqipëria “NZZ”: Kurti, dekonstruktiv dhe kokëfortë – ironikisht, ndjek strategjinë e Vuçiçit

“NZZ”: Kurti, dekonstruktiv dhe kokëfortë – ironikisht, ndjek strategjinë e Vuçiçit

3
0
“nzz”:-kurti,-dekonstruktiv-dhe-kokeforte-–-ironikisht,-ndjek-strategjine-e-vucicit

Në një artikull të gazetës zvicerane “Neue Zurcher Zeitung (NZZ)” mbi marrëdhëniet e acaruara midis autoriteteve kosovare dhe bashkësisë ndërkombëtare, thuhet se Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, nuk shihet më si model për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, por barazohet me Serbinë për nga shkalla e dekonstruktivitetit.

Një ndër gazetat e respektuara në gjuhën gjermane, në një artikull kushtuar degjenerimit të bashkëveprimit diplomatik të autoriteteve kosovare, kujton se Kosova dikur konsiderohej si model për rajonin, por tash ndodhet nën sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe kritkohet nga amerikanët për dekonstruktivitet në dialog, madje duke u krahasuar me Serbinë.

“Për herë të parë në procesin e negociatave të ndërlikuara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, perëndimorët e shohin palën kosovare të paktën aq dekonstruktive sa palën serbe. Dhe kjo përkundër faktit se Serbia nën presidentin Aleksandër Vuçiç nuk vepron aspak në mënyrë konstruktive dhe vazhdimisht kërcënon Kosovën”, vlerëson gazeta e njohur zvicerane.

“Për ironi, kryeministri Kurti ndjek një strategji të armikut të tij të përhershëm. Presidenti i Serbisë prej vitesh ka shfrytëzuar çështjen e Kosovës për të shkëputur vëmendjen nga ankesat në Serbi”, shkruan ndër të tjera prestigjozja zvicerane, duke shtuar se “stili konfrontues” i kreut të ekzekutivit është mjaft i popullarizuar në mesin e popullit të Kosovës.

Për më tepër, përtej paralajmërimeve të fundit të administratës amerikane kundrejt shefit të qeverisë, gazeta zvicerane pretendon se në qarqet diplomatike aktualisht fliten fjalë “shumë më të ashpra” për trajektoren e kryeministrit Kurti, derisa shumë vëzhgues e akuzojnë se ai është parimor deri në kokëfortësi, sa nuk mund t’i njoh realitetet (gjeo)politike.

The post “NZZ”: Kurti, dekonstruktiv dhe kokëfortë – ironikisht, ndjek strategjinë e Vuçiçit appeared first on Albanian Post.

Previous articleShqipëria është thellësisht e angazhuar në mbështetje të Ukrainës, thotë Hasani
Next articlePërplasje masive në Turin e Spanjës, Vingegaard shpëtohet nga ambulanca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here