Trupi gjykues që dënoi Hunter Biden kanë thënë se nuk kanë menduar për babanë e tij apo politikën kur kanë marrë vendimin.
“Unë kurrë nuk kam menduar për presidentin Joe Biden”, ka thënë një nga gjykatësit menjëherë pas vendimit.
Po ashtu ai ka shtuar se 11 kolegët e tij e konsideruan “të rëndësishme” ndarjen e fakteve të çështjes nga familja.
“Nga të gjithë anëtarët e jurisë, askush nuk përmendi asgjë rreth motivimeve politike”, ka thënë ai.
Vendimi ka nxitur shumë reagime politike, me republikanët e Kongresit që hetuan Hunter Biden për vite të tëra që e mirëpritën vendimin.
Demokratët kanë këmbëngulur se kjo nuk do të ndikojë në fushatën e rizgjedhjes së presidentit.
Në një intervistë të shkurtër, gjyqtari në fjalë i ka thënë BBC-së se nuk kishte marrë parasysh nëse kjo do të ndikonte në zgjedhjet e nëntorit.
Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë të trupës gjykuese kanë thënë se nuk ndjenë asnjë presion gjatë diskutimeve, pavarësisht natyrës së profilit të lartë të gjyqit, gjatë një viti zgjedhor.
Të tjerë kanë thënë se politika nuk e ndikoi vendimin e tyre, por disa kishin shqetësime për rastin.
Një prej tyre ka thënë se rasti “dukej si humbje e dollarëve të taksapaguesve”, ndërsa një tjetër ka thënë se procesi ishte “pak zhgënjyes sepse ndihej sikur nuk mund ta kuptonim historinë e plotë”.
Pavarësisht nga këto zhgënjime, juria ishte në gjendje të arrinte një vendim brenda vetëm tre orëve nga gjyqi njëjavor.
Biden u bë djali i parë i një presidenti në detyrë të SHBA-ve që u dënua penalisht të martën, kur juria e gjeti atë fajtor për një gënjeshtër për përdorimin e drogës kur bleu një pistoletë në vitin2018.
Përpara se çështja të shkonte në gjyq, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat, duke pretenduar se nuk gënjeu në formular sepse ishte në shërim nga droga në atë kohë.
Biden ishte stoik gjatë leximit të vendimit.
Ai përqafoi anëtarët e familjes dhe ekipin e tij ligjor pasi mësoi fatin e tij.
Ai do të dënohet në një moment në 120 ditët e ardhshme, por gjyqtari që mbikëqyr çështjen nuk caktoi një datë.
The post Gjyqtarët e Hunter Biden thonë se politika nuk ka ndikuar në vendimin ndaj tij appeared first on Albanian Post.








