goditet-nga-vetura,-vdes-nje-64-vjecar-ne-prizren

Si pasojë e një aksidenti, një person i moshës 64-vjeçare ka mbetur i vdekur pasditen e së shtunës në Prizren.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka njoftuar se viktima është goditur nga vetura kur po kalonte rrugën me biçikletë në vendkalimin për këmbësorë.

“Është njoftuar Urgjenca  e cila bashkë me policin kanë dal në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njoftoi ai.

Rreth orës 18:00 nga patrulla e cila ishte në emergjencë është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

The post Goditet nga vetura, vdes një 64-vjeçar në Prizren appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here