bardella:-aleancat-e-vendosen-francen-ne-duart-e-ekstremit-te-majte

Jordan Bardella i Rassemblement National u është drejtuar mbështetësve, pasi parashikimet e vendosin partinë e tij në vendin e tretë – pavarësisht se kryesoi në sondazhet e opinionit gjatë fushatës.

Ai falënderoi votuesit që mbështetën RN-në, duke thënë se mbizotëroi një aleancë çnderimi dhe aleancash të rrezikshme.

“Këto aleanca po e vënë Francën në duart e ekstremit të majtë”, tha lideri i së djathtës ekstreme.

“Dua të falënderoj votuesit për valën patriotike”, tha Jordan Bardella.

“RN sot është duke bërë përparimin më të rëndësishëm në të gjithë historinë e saj”.

“Për fat të keq, aleancat e çnderimit po i privojnë francezët nga një politikë rimëkëmbjeje këtë mbrëmje. Këtë mbrëmje, marrëveshjet elektorale po e hedhin Francën në krahët e ekstremit të majtë të Jean Luc Mélenchon”.

The post Bardella: Aleancat e vendosën Francën në duart e ekstremit të majtë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here