haradinaj-akuzon-rende-kurtin:-sherbetor-i-serbise-dhe-rusise

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin 7 të enjten, ka akuzuar rëndë kryeministrin kosovar, Albin Kurti, duke insistuar se ai i shërben agjendës serbo-ruse, por nuk ka dhënë fakte rreth këtij pretendimi. Megjithatë, ai ka përmendur “prishjen” e raporteve me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare.

“Sjellja e Kurtit jo vetëm që del nga bindjet tradicionale të besnikërisë ndaj aleatëve, por del edhe nga kontrata ndaj së cilës ka obligime… Unë mendoj që kjo nuk është vetëm një etapë e re e të menduarit politik, por është rezultat i punës së mirë të kundërshtarëve të Kosovës… Kurti dhe një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë shërbëtorë të Serbisë e Rusisë”.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e akuzon kreun e ekzekutivit kosovar për “tradhti” ndaj interesave kombëtare të Kosovës, posaçërisht sa i përket rrjedhës aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Një javë më parë, kreu i AAK-së e quajti Kurtin “mashtrues ordiner” që devijoi rrugën e Kosovës nga anëtarësimi në BE dhe NATO. Në të kaluarën, ish-kryeministri i Kosovës ka ngritur gjithashtu pretendime se lideri i LVV-së ka qenë në një lidhje të gjatë dashurie me vajzën e një ish-ministri serb.

Haradinaj vazhdimisht po i thotë Kurtit se “është njeri i Serbisë”, pse kryeministri s’po i reagon?

The post Haradinaj akuzon rëndë Kurtin: Shërbëtor i Serbisë dhe Rusisë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here