Policia ka referuar në Prokurori materialet për dy mjeke të spitalit të Korçës, pas kallëzimit të bërë nga familjarët e një 61-vjeçareje që ka ndërruar jetë.
Referuar njoftimit të Policisë, “nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës”.
Sqarohet se familjarët e një 61-vjeçareje që humbi jetën më datë 14 gusht, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.
The post Nën hetim 2 mjeke të spitalit të Korçës pas vdekjes së një 61-vjeçareje, kallëzohen nga familjarët appeared first on Albanian Post.








