krasniqi-pyet-lajcakun-pse-be-ja-e-ndryshoi-qendrimin-per-uren-e-ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, reagoi të enjten ndaj deklaratës së Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili deklaroi se për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kryenegociatorët duhet të merren vesh në Bruksel.

Krasniqi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, pyeti emisarin sllovak se çfarë ngjau që BE-ja e ndryshoi qëndrimin nga ura duhet të hapet “pa vonesa të mëtutjeshme” në “duhen më tepër bisedime” në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit.

“BE-ja së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog… Qartësisht ekziston një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ në ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi.

The post Krasniqi pyet Lajçakun pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here