arrestohet-ne-gjermani-nje-shtetas-shqiptar,-pasi-kishte-kercenuar-bashkeshortin-e-gjyqtares-se-gjkko-se

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, ku njëri prej tyre është vendosur nën masën e sigurisë arrest me burg në Shqipëri, pasi ka kërcënuar bashkëshortin e një gjyqtareje të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dy shtetasit janë Fabio Ballabani, i njohur edhe si Fabio Zyberaj, si edhe dhe Erald Krasniqi.

Fabio Ballabani, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, ndërsa GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Ai akuzohet se në vitin 2019, ka shtrire në tokë një shtetas duke i vënë pistoletën në gojë dhe e ka kërcënuar për ta vrarë për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij. Bëhet fjalë për kërcënimin e Kristaq Priftit, bashkëshortit të gjyqtares, Saida Dollani. Ai denoncoi se u kërcënua me pistoletë teksa gruaja ishte pjesë e trupës gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Ndërsa, Erland Krasniqi akuzohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari, ngjarje e ndodhur në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave”.

Njoftimi i plotë i Policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me partnerët dhe agjencitë e zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen në bashkëpunim me partnerët gjermanë dy operacione të koduara “Para drejtësisë.”

Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:

– F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg,” për veprat penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.

– E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në maj 2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg,” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”

Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.

The post Arrestohet në Gjermani një shtetas shqiptar, pasi kishte kërcënuar bashkëshortin e gjyqtares së GJKKO-së appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here