Home Shqipëria Nga Rama te Gledis Nano, këta janë zyrtarët e lartë që do...

Nga Rama te Gledis Nano, këta janë zyrtarët e lartë që do të thirren në komisionin hetimor të TIMS

2
0
nga-rama-te-gledis-nano,-keta-jane-zyrtaret-e-larte-qe-do-te-thirren-ne-komisionin-hetimor-te-tims

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, Ervin Salianji tregoi listën e zyrtarëve të lartë që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor.

Gjatë mbledhjes, Salianji tha se midis emrave që do të thirren për dëshmuar është edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Shumica e atyre që do të thirren janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Lista: Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florian Sulejmani, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorian Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, Besjan Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muça dhe Elona Gogo.

Gjithashtu mund të thirren për të dëshmuar: Erladin Ndreca, Enkli Hoxha, Ergis Hidri, Lubica Dervishaj, Luljeta Collaku, Albana Vrapi, Arben Babaj, Ervis Hysi, Ermal Beqiri dhe Nevila Xoxa.

Gjatë mbledhjes, nënkryetari Toni Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni. Propozimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët.

Ndërkohë Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji që t’i përmbahen objektit për të cilin është votuar në Kuvend ngritja e këtij komisioni hetimor.

Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca.

“Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi”.

Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.

“Tani në planin paraprak të veprimtarisë së këtij komisioni që unë kam parë ju s’keni asnjë provë” theksoi Gogu.

The post Nga Rama te Gledis Nano, këta janë zyrtarët e lartë që do të thirren në komisionin hetimor të TIMS appeared first on Albanian Post.

Previous articleMaroku do të ndërtojë stadiumin më të madh të futbollit në botë
Next articleReagon AUVK-u: Kompanisë “Apetiti sh.p.k” i ndalohet eksporti – e shiti mishin e Brazilit për të Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here