Home Shqipëria Haxhiu nga vila luksoze e Rajdojiçiç-it: Jetën prej milioneri e bëri duke...

Haxhiu nga vila luksoze e Rajdojiçiç-it: Jetën prej milioneri e bëri duke frikësuar e kërcënuar të tjerët

3
0
haxhiu-nga-vila-luksoze-e-rajdojicic-it:-jeten-prej-milioneri-e-beri-duke-frikesuar-e-kercenuar-te-tjeret

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten kanë vizituar vilën e sekuestruar të Milan Radojiçiç-it në Veri i cili është edhe përgjegjësi i sulmit në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri tashmë i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Haxhiu, përmes një video të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se mënyra e jetesës së Radojiçiç-it ka qenë luksoze duke frikësuar e kërcënuar komunitetin serbë.

“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”.

Sipas Haxhiut, tashme gjërat kanë ndryshuar.

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

“Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka shkruar ajo.

Më 4 prill, Policia e Kosovës, ka konfiskuar një banesë dhe një restorant që janë në pronësi të Milan Radojiçiç-it.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.

“Po, jemi duke e konfiskuar banesën dhe restorantin e Radojiçiç-it”, ka thënë Elshani shkurt për AP.

Ndërsa, më 3 prill, Haxhiu, kishte njoftuar se dikasteri të cilën ajo e drejton, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme.

Lidhur me pasuritë e paluajtshme të terroristëve të cilët janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit.

The post Haxhiu nga vila luksoze e Rajdojiçiç-it: Jetën prej milioneri e bëri duke frikësuar e kërcënuar të tjerët appeared first on Albanian Post.

Previous articleNasrallah: Irani do t’i përgjigjet sulmit të Izraelit, është një pikë kthese
Next articleOrban këmbëngul që Ballkani Perëndimor të futet në BE para Ukrainës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here