Home Shqipëria Çitaku thirrje VV-së: Të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor

Çitaku thirrje VV-së: Të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor

3
0
citaku-thirrje-vv-se:-te-shkojme-ne-zgjedhje-me-9-qershor

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje sërish Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhje të parakohshme me 9 qershor – datë kjo e prezantuar nga kjo parti.

Çitaku, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo. Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta. VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor?”, ka shkruar ajo.

Edhe, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, konsideron se sondazhi i fundit i publikuar nga “UBO Consulting” në media, është sulm ndaj tyre duke mos e paraqitur realitetin.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë”, ka shkruar ai.

Lidhur me radhitjen e LDK-së në sondazhin e fundit ka reaguar edhe deputetja Hykmete Bajrami, duke thënë se realiteti është ndryshe nga rezultatet.

“Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfish të energjisë elektrike, këtë herë në periudhën e shpërfaqjes së korrupsionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy”.

“Duan të paraqesin një realitet tjetër – fiktiv. Të na thonë se ne jemi vet. Se shumica është me ata – të kënaqur si dikur”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka marr shembull sondazhin për zgjedhjet lokale, sipas të cilit, Arben Vitia dilte i pari e Uran Ismaili i dyti, por në fund zgjedhjet i kishte fituar Pëparim Rama i LDK-së, që renditej i treti.

“Kur flasim për sondazhe kujtoni vetëm pak zgjedhjet lokale. Gjithë ekzaltimin e pushtetit atëherë, gjithë ‘kredibilitetin’ e matësve – një natë para zgjedhjeve. Fundin e dini të gjithë”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka prezantuar si kandidat për kryeministër kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.

Sondazhet e fundit e radhitin Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), radhitet e dyta me 17.1 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), radhitet e treta me 16 për qind.

Gatishmëri për zgjedhje të parakohshme edhe nga kryeministri edhe nga opozita

The post Çitaku thirrje VV-së: Të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor appeared first on Albanian Post.

Previous articleAlibeaj: Bashkimi i PD-së, me asnjë “non grata” brenda nesh
Next articleMohamed Salah kërkon të thyejë dy rekorde në Premier League

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here