Home Shqipëria Hoti për Qeverinë: 8 milionë euro partnerëve të vet, asnjë policëve, ushtarëve,...

Hoti për Qeverinë: 8 milionë euro partnerëve të vet, asnjë policëve, ushtarëve, arsimtarëve, veteranët…

3
0
hoti-per-qeverine:-8-milione-euro-partnereve-te-vet,-asnje-policeve,-ushtareve,-arsimtareve,-veteranet…

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit.

Por, sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera.

“Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, shkroi Hoti në Facebook.

The post Hoti për Qeverinë: 8 milionë euro partnerëve të vet, asnjë policëve, ushtarëve, arsimtarëve, veteranët… appeared first on Albanian Post.

Previous articleZelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën
Next articleKundërshtari politik i Hungarisë thotë se ‘vizioni’ i tij mund ta mposht Orbanin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here