Home Shqipëria Basha poston foto me Kurtin: Energjia te hapi përfundimtar për anëtarësimin e...

Basha poston foto me Kurtin: Energjia te hapi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE

4
0
basha-poston-foto-me-kurtin:-energjia-te-hapi-perfundimtar-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një fotografi pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ai shfaqet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë këtij sesioni, parlamentarët evropianë votuan pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organ të lartë kontinental.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke ndarë gëzimin e kësaj arritje të madhe për Kosovën. Tani e gjithë energjia tek hapi tjetër që uroj dhe shpresoj në maj t’i vendosë vulën përfundimtare anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Kështu shkruan Basha në publikimin e tij.

Më herët, po Basha e ka quajtur një ditë të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të vijuar me anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Një ditë të madhe për Kosovën, e quan Basha vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

“Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës ia dolëm që Kosova të triumfojë sot!”, reagon Basha përmes një publikimi në Facebook.

Ai po ashtu ka falënderuar raportuesen greke për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Dora Bakoyanis, për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik.

The post Basha poston foto me Kurtin: Energjia te hapi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE appeared first on Albanian Post.

Previous articleI dërguari kontrovers i Ursula von der Leyen në BE jep dorëheqjen në minutën e fundit
Next articleNë Bregun Perëndimor të mbingarkuar nga kriza, dhuna dhe varfëria janë në rritje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here