Home Shqipëria Banka Botërore, 80 milionë dollarë në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

Banka Botërore, 80 milionë dollarë në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

2
0
banka-boterore,-80-milione-dollare-ne-mbeshtetje-te-turizmit-te-qendrueshem

Ministri i Financave Ervin Mete ka nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani për financimin e projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”, në Shqipëri.

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (dete, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në Lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Evropë. Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029.

The post Banka Botërore, 80 milionë dollarë në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm appeared first on Albanian Post.

Previous articleShefi i BE-së në Kosovë: Po i vëzhgojmë votimet në Veri
Next articleKrasniqi nga Veriu: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here